Lajme Arkiva 2004

Shqiptarët  sot festojnë Bajramin duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varfëri dhe  mjerim, ky ishte komenti i liderit demokrat Berisha në ditën e Kurban Bajramit, duke bërë fajtore për këtë situatë qeverinë.

Sali Berisha: Qeveria  u rriti çmimi e bukës, çmimin e kafshatës  së gojës, rriti çmimin e energjisë, rriti çmimin e naftës dhe do rriten siç kishim paralajmëruar të gjitha çmimet  e tjera. Rriti çmimi e ekonomisë vetëm e vetëm që klani i Nanos të lajë paratë e pista në privatizimin e telekomit.

Nga kjo situatë Berisha i fton shqiptarët në lëvizjen paqësore “Nano ik”.

Sali Berisha: Fillon lëvizja më datën 7 në orën 12 në sheshin “Skënderbej”.

E ndërkaq  kreu i demokratëve i komentoi kështu lëvizje e  ish kryeministrit Meta.

Sali Berisha: Lidhur me ish kryeministrin Meta le të merret policia e Fatos Nanos me të, unë do të merrem me lëvizjen qytetare “Nano ik”. Nuk kam ndërmend të merrem as me njëri e as me tjetrin./tvklan.al