Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një ditë pasi sekretari për marrëdhënien me publikun në PD Spartak Ngjela, deklaroi se lëvizja duhet të intensifikohet dhe se protesta është forcë, lideri demokrat u shpreh se lëvizja “Nano ik”. Do të jetë paqësore.

Sali Berisha: “Lëvizja është gandiste, pyetje tjetër”.

Në këtë mënyrë Sali Berisha hodhi poshtë zërat brenda selisë blu, se protestat do të shkojnë në përplasje. Ndërkohë kreu i PD akuzoi KESH-in, se ka vjedhur dhjetëra milion dollarë përmes importit të energjisë elektrike.

Sali Berisha: “Ekonomia shqiptare ka humbur 360 mijë euro në ditë, rreth 10 milion euro në muaj, por meqenëse ato nuk mund të vidheshin, më mirë të humbisnin se sa të bllokonin importet. Specialistët më të njohur të energjetikës, deklarojnë se, me reshjet e jashtëzakonshme të këtij viti, Shqipëria mund të prodhonte 6.5 deri në 7 miliard kilovat, pra 2 apo 2.3 herë  mbi planin e qeverisë për prodhimin e energjisë”.

Për të gjitha këto shpërdorime u shpreh Berisha, opozita do të kërkojë hetim parlamentar./tvklan.al

Gazetar – Danjela Kostandini