Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një ditë pas mos votimit të Marko Bellos, si Ministër i Jashtëm dhe kërkesës së Berishës, për votëbesim të qeverisë, ambasadori amerikan në Tiranë Jeffrey është takuar në selinë blu me kreun e PD Berishën. Pas 30 minutave bisedime me dyer të mbyllura, ambasadori amerikan është larguar nga selia e PD, duke mos bërë asnjë koment, në lidhje me takimin dhe situatën e krijuar.

Në lidhje me këtë takim dhe Berisha ka deklaruar pak minuta më pas në një konferencë për shtyp, se biseda me Jeffreyin ka përfunduar me paktin për të mos bërë publike asgjë nga bisedimet. Berisha është shprehur se kriza qeveritare ka qenë temë e bisedës. Sipas Berishës, rezultati i votimit në parlament një natë më parë, e bënë Nanon ish-kryeministër.

Sali Berisha:- “I vetmi veprim i përgjegjshëm është një dorëheqje me shkrim presidentit, ose një votëbesim në parlament, të tjerat janë kosto që Nano i ngarkon vendit. Presidentit unë i kërkojë të respektojë Kushtetutën, jo të mos zbatojë Kushtetutën. Presidenti ka provokativat kushtetuese përball, nuk ka këshillat e mia dhe unë nuk e këshillojë presidentin”.

Berisha ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje mes tij dhe Metës, gjithashtu është shprehur, se me gjithë krizën qeveritare dhe rrëzimin e Nanos si kryeministër, që sipas tij është çështje ditësh, nuk do të ketë krizë elektorale dhe në ndryshim të datës së zgjedhjeve./tvklan.al