Një vit pasi BE-ja vendosi sanskonet ndaj Kosovës, Gjermania, Franca dhe Italia presin më tepër rezultate konkrete nga qeveria Kurti. Në kushtet kur vendimet në politikën e Jashtme evropiane kërkojnë konsensus sanksionet mbeten në fuqi.
Këto masa përfshijnë ndalimin e punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mos dërgimin e ftesave për Kosovën në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dy palëshe me Brukselin. Gjithashtu janë bllokuar edhe fondet për Kosovën, pjesë e Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe granteve në vlerë prej 2.1 miliardë Eurove.
Aktualisht një numër më i vogël i shteteve të BE-së kërkojnë që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale pasi sipas tyre Kosova nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm për të shtensionuar situatën në veriun e banuar me shumicë serbe. Shtetet më të zëshme në kërkesat për heqjen e masave ndaj Kosovës janë Finlanda, vendet Baltike, Kroacia, Polonia dhe Sllovenia.
Kosova mbajti procesin e votimit që mund të çonte në shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave, por sërish pati bojkot, pas thirrjes që bëri partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe. Në këto kushte mbetet e paqarte rrugdalja nga kjo situatë mes Prishtinës e Beogradit ku Brukseli akuzohet se po mban anën e Serbisë duke mos i vënë sanksione edhe pas sulmit të armatosur në Banjskë.
Klan News