I ulur në shpellën e tij në Rovaniemi në Arktik Santa Claus shpreson për një botë paqësore, në mesazhin e tij të parë për Krishtlindjet.
Duke takuar vizitorët dhe duke lexuar letra të dërguara nga e gjithë bota, Santa tha se shpresonte që njerëzit të gjenin një mënyrë për të patur pak gëzim në këto festa.
“Unë me të vërtetë shpresoj që njerëzit t’i kalojnë Krishtlindjet në një mënyrë tradicionale. Shpresoj që të keni pak gëzim në këto Krishtlindje dhe të keni disa kujtime të bukura për të ardhmen. Ne mund të gjejmë paqe, sepse gjëra të trishtueshme po ndodhin në mbarë botën gjatë gjithë kohës, ne nuk mund ta mohojmë këtë. Gëzuar Krishtlindjet”.
Gëzimi vihej re edhe tek vizitorët.
“Është vend i bukur. Është një kënaqësi e madhe për ne që mund të jemi këtu dhe mund të takojmë Santa Claus. Vajza ime është e ndrojtur, por për ne është një ëndërr e madhe që jemi këtu.”
“Pas 54 vitesh, kjo është hera jonë e parë që jemi me Babagjyshin. Kështu që është kaq emocionuese dhe ne jemi të lumtur që provuam këtë përvojë.”
Babagjyshi merr qindra mijëra letra çdo vit, ndërsa deri më tani numri më i lartë i tyre është nga Azia dhe Evropa. Zyra postare është vazhdimisht e mbushur me shumë vizitorë që duan të dërgojnë urimet e tyre të Krishtlindjeve nga fshati i Babagjyshit, të pajisura me një pullë speciale.
Klan News