Viktor Gyokeres ka shtuar spekulimet se mund të ribashkohet me Ruben Amorim te Manchester United pasi deklaroi se ambicia e tij është që të luajë në Premier League.

Lojtari i kombëtares suedeze ka luajtur te Sportingu që kur u transferua në Portugali dhe aktualisht është golashënuesi më prodhimtar i Europës këtë sezon me 18 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa që kur u transferua në Portugali në 74 takime ka realizuar 69 gola.

Amorim e di se ka shumë për të bërë te “Djajtë e kuq” dhe nga drejtuesit ka marrë porosinë se afrime do të ketë, por ato do të jenë të kufizuara.

Tekniku 39-vjeçar ka arritur që ta kthejë suedezin në një nga sulmuesit më në formë të momentit dhe tifozët e United besojnë se lojtari mund të bëjë mirë edhe në “Old Trafford”.

Amorim ka thënë se nuk ka në plan që të marrë ish-futbollistin e tij tek United, por në Angli besojnë se Gyokeres mund të transferohet nisur nga dëshira e tij për të luajtur në Premier Ligë. Vetë 26 vjeçari këtë e ka pranuar raporton Daily Mail.

Por kartoni i futbollistit kushton 80 mln Euro dhe tek Untied duan që të jenë të kursyer sa i përket shpenzimii të shumave të mëdha.

Amorim e ka një listë me lojtarët që ai i konsideron të tepërt në “Old Trafford” dhe largimi i tyre në janar, mund të mundësojë blerjen e bomberit suedez.

Klan News