Selami Xhepa: “Rreth 200 mijë familje, 200 mijë qytetarë shqiptar e kanë kaluar tashmë gjendjen e varfërisë dhe janë pjesë e kategorisë të popullsisë me të ardhura të mesme. Ky është zhvillimi besoj më i rëndësishëm dhe më i qenësishëm, më cilësor në këtë studim. Dy janë edhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar padiskutim, së pari janë politikat sociale të qeverisë nëpërmjet rritjes së pagave dhe pensioneve për kategori të ulëta dhe fakti për shembull që kemi një reduktim të ndjeshëm të gjendjes së varfërisë në fshat i atribuohet kryesisht rritje së ndjeshme të pensioneve në zonat rurale, pra kemi thuajse një dyfishim të pensioneve në zonat rurale dhe së dyti politikave të mbështetjes së drejtpërdrejtë me fondet qeveritare për kategoritë e popullsisë që jetojnë në fshat nëpërmjet atyre programeve qeveritare që tashmë dihen, që janë programet e subvencioneve kryesisht në vreshta apo në kategori të tjera të shërbimeve bujqësore. Sigurisht rritja ekonomike është faktori thelbësor që qëndron pas përmirësimit të gjendjes së standardit të jetesës së popullsisë dhe në këtë këndvështrim rritja e ekonomike së pari ka qenë më inkluzive, pra që ka përfshirë më shumë njerëz ose më shumë njerëz kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe së dyti që frytet e kësaj rritje ekonomike janë shpërndarë në mënyrë më proporcionale, pra ka shkuar kjo rritje në një kategori më të gjerë të popullsisë.”/tvklan.al