Rrugët e Tbilisit u pushtuan sërish nga kaosi. Protestuesit pro-BE dhe policia u përplasën në kryeyqytetin gjeorgjian.
Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën duke hedhur fishekzjarrë, shishe dhe gurë.
Protestat pranë parlamentit kanë zgjatur për më shumë se një javë dhe shpesh policia ka detyruar protestuesit të largohen nga rruga qendrore Rustaveli.
Vendi i Kaukazit të Jugut prej 3.7 milionë banorësh është përfshirë nga kriza politike që kur partia “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila u rikthye në pushtet në zgjedhjet e tetorit bëri të ditur vendimin për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2028.
Kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian është e shkruar edhe në kushtetutën e vendit dhe anketimet e opinionit publik tregojnë se 80 për qind e qytetarëve e mbështesin integrimin në bllokun evropian.
Tv Klan