Pas protestës së opozitës ku u bllokuan 5 kryqëzime në Tiranë, ka edhe të shoqëruar.

Këto janë pamjet që ka siguruar gazetari Enkel Xhangoli teksa dy tubues shoqërohen nga efektivë të policisë, mes tyre edhe civilë.

“Kam dalë për protestë, nuk kam dalë aty me u pa me ju”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

“Më lëshoni”, thotë një tjetër.

Kujtojmë se policia e konsideron vepër penale bllokimin e rrugëve./tvklan.al