Giorgi Mamardashvili ka harruar Shqipërinë dhe tani vëmendjen e ka tek e ardhmja!

Portieri i përfaqësueses gjeorgjiane në verën e ardhshme do të transferohet te Liverpool-i ndërsa mes palëve marrëveshja u mbyll në muajin gusht. U vendos që gardiani do të qëndrojë te Valencia deri në fund të sezonit, e më pas do të zhvendoset në Angli.

24 vjeçarin e pret një sfidë e fortë për vendin e titullarit, pasi ai do të duhet që të konkurrojë me Elison Beker. Në një intervistë të dhënë për “El Desmarque”, Mamardashvili e bëri të qartë se ai te “të kuqtë” nuk do të shkojë për t’u ulur në stol.

“Unë u tërhoqa nga projekti i Liverpool-it kur përfaqësuesit e klubit u takuan me mua për të firmosur. Unë do të luftoj për vendin e titullarit, edhe pse portieri aktual nuk ka në plan që të largohet.”

Përveç Beker, edhe Keomin Kelleher e dëshiron një vend në 11-she, e pavarësisht kësaj, gjeorgjiani nuk shqetësohet. Në Angli është raportuar se braziliani mund të shitet në verë nëse në klub vjen ndonjë ofertë e lartë, por drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e tij, e nuk kanë në plan të heqin dorë lehtë.

Statistikat i japin një avantazh të lehtë gjeorgjianit kundrejt brazilianit, por që të mund të fitojë besimin e trajnerit Arne Slot, ai duhet që të përmirësohet edhe më. Një nga pikat e dobëta të Mamardashvilit është aftësia e tij jo shumë e mirë në pasime.

Klan News