Epoka e Arne Slot te Liverpool ka shënuar hapa pozitiv. Pas ciklit fitues nën drejtimin e Jurgen Klopp, klubi anglez mund të sigurojë një burim të rëndësishëm financiar nga ndryshimi i sponsorit teknik. Duke iu referuar mediave britanike, ‘The Reds’ do të furnizohen nga Adidas. Liverpool do të garantojë të paktën 72 milionë euro nga kjo marrëveshje që pritet të zgjas të paktën për 5 vite.

Një hap i qartë përpara për anglezët, të cilët tani mund të konkurrojnë në baza të barabarta, nga ky këndvështrim, me skuadrat e tjera të mëdha të Premier ligës si Arsenali, Manchester City dhe Chelsea, të cilët fitojnë nga 60 deri në 65 milionë euro në sezon nga sponsorizimet e tyre teknike.

Kjo është një rikthim te gjiganti anglez, pasi e ka sponsorizuar edhe mes viteve 2006 dhe 2012. Për më tepër kjo është dyfishi i të ardhurave krahasuar me marrëveshjen aktuale. Shifrën më të lartë në këtë aspekt e përfiton Manchester United, me rreth 108 milionë euro në sezon.

Klan News