Nuk prodhoi fitues supersfida e Premier League, Arsenal-Liverpool, e cila u mbyll në barazim 2-2.
Pritej të ishte një ndeshje spektakolare dhe ashtu rezultoi. “Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Bukayo Saka, ndërsa miqtë barazuan shifrat 9 minuta më vonë me Van Dijk.
Pas disa rasteve të shpërdoruara, në minutën e 43-të, Merino riktheu avantazhin e Arsenalit, duke shënuar me kokë për 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë i lojës ishte më i qetë, me Salah që barazoi shifrat në minutën e 81-të. Nga ky barazim, përfiton Manchester City, që mban vendin e parë me 23 pikë, ndërsa ndiqet nga Liverpool me 22 pikë dhe Arsenali i treti me 18 pikë. /tvklan.al