Përbërësit :

Një petë sfoljatë

150 gr reçel luleshtrydhe

250 gr luleshtrydhe të freksta

Një vezë

Pak qumësht

Përgatitja:

Hapim petën e sfoljatës dhe nëpërmjet formave të gatshme presim një nga një, sasinë që na mundësohet.

I vendosim në furrë, duke i shpuar pak me pirun. I lyejmë me pak vezë dhe qumësht sipër.

Në pjesën qendrore hedhim mbushjen e reçelit dhe i lëmë në furrë për 6 minuta, me temperaturë 180-200 gradë.

Pasi i heqim nga furra, i vendosim sipër disa luleshtrydhe të freskëta./tvklan.al