Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar. Kështu raporton rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë.

Sipas tyre, nuk ka asnjë tregues se Izraeli do të synojë objektet bërthamore ose do të kryejë atentate, por zyrtarët amerikanë theksojnë se izraelitët nuk kanë marrë një vendim përfundimtar se si dhe kur të veprojnë.

Rajoni ka qenë në pritje të përgjigjes së Izraelit ndaj një breshërie raketore iraniane të nisur më 1 Tetor, për të cilën Irani tha se ishte përgjigje ndaj vrasjes së aleatëve të tij, duke përfshirë Ismail Haniyeh të Hamasit në Teheran dhe liderin e fuqishëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut.

Shtetet e Bashkuara nuk e dinë se kur mund të vijë përgjigja e Izraelit, por zyrtarët thanë se ushtria izraelite është e gatshme për të kryer sulmin në çdo kohë pasi të jepet urdhri.

Izraeli ka ndarë më shumë informacion me SHBA-në rreth hakmarrjes, thanë zyrtarët, por detajet mbahet të fshehta për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale. SHBA-ja është e gatshme të mbrojë asetet e saj në rajon nga çdo kundërsulm i menjëhershëm nga Irani, por nuk ka gjasa të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për operacionin.

Diplomatët iranianë kanë nisur një valë bisedimesh me vendet e rajonit dhe kanë kontaktuar edhe me Uashingtonin për të bindur Izraelin, që të mos godasë impiantet bërthamore dhe ato të naftës. Teherani ka paralajmëruar vendet e Lindjes së Mesme se do nëse bashkëpunojnë në hakmarrjen izraelite, do të konsiderohen si vende armike.

Klan News