Zgjidhja e problemit të emigracionit ishte një nga premtimet e Donald Trump gjatë garës presidenciale. Ashtu siç u zotua se qasja e tij do të jetë e ashpër dhe këtë e konfirmoi sërish pasi ka bërë të ditur se do të përdorë ushtrinë për deportime masive të emigrantëve të paligjshëm.
Këtë e la të kuptohet përmes një komenti në rrjetet sociale ku shkroi “E VËRTETË!!!”, në përgjigje të një komentuesi i cili kishte thënë se Trump do të shpallte një emergjencë kombëtare dhe do të përdorte mjetet ushtarake për të çuar përpara një program të madh deportimi.
Ende nuk ka detaje se si presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump do të përmbushë premtimin e tij për të ekzekutuar planin për dëbimin më të madh të emigrantëve në historinë e Amerikës.
Ekspertët thonë se do të jetë sfiduese për 20,000 agjentët dhe personelin e Agjencisë së Emigacionit dhe Kontrollit doganor për të gjetur miliona emigrantë që jetojnë ilegalisht në tokën amerikane.
Përveç kësaj, ky plan do të kishte një kosto të madhe financiare, por Trump i tha së fundmi NBC News se kjo nuk do t’i pengonte përpjekjet e administratës së tij për të arritur këtë qellim.
Klan News