Ceremonitë funerale dhe kremtimet kanë nisur nga Atlanta dhe Xhorxhia për të nderuar ish-presidentin amerikan Jimmy Carter.
Autokolona e Carter mbërriti në Atlanta dhe bëri një ndalesë në Shtetin e Xhorxhias ku Carter shërbeu si senator i shtetit përpara se të bëhej guvernator.
Personalitete të shumta përshëndetën djalin e madh të Carter, John “Jack” Carter dhe nipin Jason Carter. Agjentët e Shërbimit Sekret e çuan arkivolin e Carter-it, të mbështjellë me një flamur amerikan në fermën e fëmijërisë Carter.
Njerëzit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke përshëndetur autokolonën teksa kalonte. Një zile ra 39 herë për nder të presidentit të 39-të të vendit. Autokolona vazhdoi më pas në Bibliotekën Presidenciale Carter.
Ndërkohë, flamujt u ulën në gjysmështizë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe në ambasadat e SHBA-së në mbarë botën.
Një ceremoni shtetërore për Carterin, i cili vdiq në moshën 100-vjeçare, do të mbahet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit më 9 Janar, sipas ushtrisë amerikane. Ai do të varroset pranë shtëpisë së tij në Xhorxhia në një ceremoni private në qytetin e tij të lindjes, Plains pranë gruas së tij, Rosalynn Carter.
Klan News