Shefi i ri i UMNIK-ut Lamberto Zannieri ka takuar sot për herë të parë presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Diplomati i njohur italian erdhi të mërkurën në Kosovë, ndërkohë që ka paralajmëruar se do t’i përshtatje rrethanave të reja në vend të krijuar këto 5 muajt e fundit.

Pas takimit me presidentin dhe kryeministrin, kryeadministratori Zannieri tha, se puna e tij e në Kosovë do të ndërtohet mbi një qasje pragmatike.

Lamberto Zannieri: “Unë jam një njeri shumë pragmatik, janë disa probleme këtu që duhet të zgjidhen. Do të dalë në terren dhe do të bisedoj me secilin që dëshiron ti zgjidhë këto probleme. Do të jem shumë transparent në këtë pikë, por gjithnjë duke iu ikur rihapjes së çështjeve sensitive politike.”

Në këtë takim kryesisht është biseduar rreth planit të rikonfigurimit të UMNIK-ut i cili zyrtarisht fillon sot. Presidenti Sejdiu tha, se prania e UMNIK-ut në vend duhet të jetë sa më e shkurtër. Ndërkaq kryeministri Thaçi ka folur për qasje kooperuese të Prishtinës ndaj pranisë së OKB-së.

Fatmir Sejdiu: “Unë i kam shtruar edhe sekretarit të përgjithshëm edhe kërkesën, drejtpërdrejt në bisedën që kam pasur me të që ky afat të jetë shumë i shkurtër, absolutisht shumë i shkurtër. Vetë nënkuptoj disa muaj.”

Hashim Thaçi: “Zoti Zannieri do të luajë rolin e vet në përputhshmëri me realitetin e ri. Një rol i cili do të jetë në mbështetje të institucioneve të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.”

Në bazë të planit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, kryeadministratori Lamberto Zannieri, brenda disa muajsh duhet të shndërrojë UMNIK-un në një prezencë simbolike, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë./tvklan.al