IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës po zhvillojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Njësisë Shëngjin dhe në zonën e plazhit Tale, Njësisë Shënkoll, bashkia Lezhë.
Në plazhin e Shëngjinit janë identifikuar dhe po shemben 25 objekte e struktura.
Në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe vijon puna për shembjen e tyre./tvklan.al