Që prej orës 5:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Burrel-Skuraj qarkullimi është bërë me vështirësi.
Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”. Për shkak të situatës është bllokuar fillimisht totalisht qarkullimi i automjeteve.
Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.
Në vendngjarje mbërriti policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një fadromë po punon për heqjen e gurëve.
Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.
Klan News