Anëtarë të dy fiseve u përfshinë në një konflikt në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:35 në fshatin Gjashtë dhe në të u përfshinë 12 persona, mes të cilëve 4 efektivë policie, jashtë shërbimit të tyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi gjatë pasdites arrestimin e tyre, së bashku me 2 persona të tjerë. 

Përplasja fillimisht ishte verbale e më pas degradoi në përdorimin e sendeve të forta, deri në armë zjarri. Si pasojë e këtij konflikti 2 persona mbetën të lënduar. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i sherrit mes dy familjeve u bë një borxh i pashlyer./tvklan.al