Zlatan Ibrahomoviç dhe Romero Lukaku nuk kanë marrë asnjë dënim shtesë për sherrin që zhvilluan në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Gjykata Sportive ka marrë sot vendimin që Lukalu dhe Ibra të pezullohen nga një ndeshje, duke i qëndruar vetëm raportit të gjyqtarit të ndeshjes Paolo Valeri.
Pezullimi me nga një ndeshje për të dy lojtarët nuk është për shkak të sherrit, por sepse Lukaku kishte dhe një karton tjetër të verdhë nga ndeshja e shkuar, ndërsa lojtari i Milanit u ndëshkua me të kuq gjatë ndeshjes.
Tashmë belgu do të humbasë ndeshjen gjysmëfinale në Kupën e Italisë kundër Juventusit, ndërsa dënimin për suedezin do të jetë për ndeshjen e parë në sezonin e ardhshëm, pasi Milani u skualifikua nga kompeticioni.
Nuk dihet ende nëse Prokuroria Sportive do të hapë zyrtarisht hetim mbi provat audio dhe filmike për këtë sherr./tvklan.al