Të ftuar:

Lira Gjika – pediatre

Teuta Maçi – farmaciste

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Tavë kosi me pulë dhe hudhra

1 kg mish pule
1,2 kg kos
50 gr gjalpë
Pak vaj
2 lgj miell misri
2 lgj miell gruri
3 vezë
8 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
1/2 lk piper i kuq
500 ml ujë për zierjen e mishit

Pasi ti kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta. Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore.

Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit. Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

Pastë me fruta pylli

1 petë sfoliatë
1 e verdhë veze
1 lgj qumësht
Për kremin
50 gr sheqer
20 gr niseshte
15 gr miell
1 majë kripë
250 ml qumësht
3 të verdha veze
Vanilje
1 lk gjalpë
Boronica apo frutat që dëshironi

Fillimisht hapim petën sfoliatë dhe me ndihmën e një forme, i presim ato rrumbullake. Gjysmat e tyre i lëmë të plota, gjysmat e tyre i bëjmë një hapësirë të vogël me diametër 3 cm. Vendosim një petë të plotë, e mbi të petën e hapur në mes. Shpojmë mesin e tyre me pirun dhe pasi të kemi përzier të verdhën e vezës me qumështin, i lyejmë gjithë pjesët me vezë. Pasi i kemi përgatitur të gjitha kështu i pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë për 20-25 minuta.

Ndërkohë përgatisim kremin duke vendosur në një tenxhere të gjithë përbërësit e kremit duke përjashtuar gjalpin. I përziejmë mirë dhe vendosim tenxheren në zjarr duke përzier vazhdimisht deri sa kremi të trashet dhe të valojë. Në fund shtojmë gjalpin e përzierë. Vendosim kremin në një tas të mbuluar dhe e vendosim në frigorifer të ftohet.

Nxjerrim pastat nga furra dhe i lëmë të ftohen. Pasi ftohen i pudrosim me sheqer pluhur. Hapim mirë hapësirat në mes dhe i mbushim ato me krem. Mbi krem vendosim boronicat apo frutat që preferoni dhe më pas i shërbejmë.

Lira Gjika: Fëmijët nuk duan llastim por përkëdhelje

Fëmijët dhe pushimet, Lira Gjika: Jo gjumë në drekë, kujdes zhurmat

Matje me lugë, sa krem duhet t’i vendosim fëmijëve në ditë