Të ftuar:
Prof. Asc Arjeta Grezda: Oftalmokirurge
Sara Zavalani: Mjeke, Endokrinologe
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Receta e kofshave të pulës të pjekura me patate dhe domate qershi
4 kofsha pule ( të plota )
800 gr patate
2 qepë mesatare ( në feta )
Kripë + piper të zi + pak piper të kuq
2 kokë hudhra ( të plotë )
Vaj ulliri
150 ml verë të bardhë
250 gr domate qershi
Pastrojmë dhe thajmë kofshat e pulës dhe i marinojmë ato me kripë + piper të zi dhe fare pak piper të kuq. Qerojmë patatet dhe i presim ato në feta rrumbullake, jo shumë të holla rreth 0.4 cm. I vendosim ato në një tepsi ( jo mbi njëra tjetrën )
Presim qepën në fije dhe atë ( jo në fije të holla ) me qëllim që t’i kapë piruni kur t’i konsumojmë. Shpërndajmë dhe qepët në hapsirat boshe të patateve. I marinojmë dhe patatet me qepët me kripë + piper të zi + vaj ulliri. Vendosim kofshat e pulës të marinuara midis tyre dhe 2 kokë hudhra të prera nga poshtë me qëllim që të aromatizojmë patatet dhe qepët. Vendosim tavën në furrë në temperaturen 190 gradë për 40 min. Pasi të kalojë kjo kohë i shuajmë copat e mishit me verë të bardhë dhe i kthejmë nga ana tjetër. Vendosim domatat dhe gati për në furrë përsëri për 20 min të tjera.
Sallatë me lakër, finok dhe portokall
300 gr lakër e bardhë
1 finok
1 portokall
1 mollë të kuqe
10 gr bajame të copëtuara
1 tuf majdanoz + pak kopër degë
-Dresingu
2.5 lugë gjelle tahini
2 lugë gjelle lëng limoni
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull + 1 lugë çaj mjaltë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle ujë
Grimë hollë lakren e bardhë dhe e vendosim në një tas. Presim finokun në fije po ashtu të holla dhe i shtojmë në tas. Portokallim e filetojmë ose në feta të holla. Mollen e presim në shkopinj të hollë. Bajamet i pjekim e më pas i presim në feta dhe këto i shtojmë në tas me përbërësit e tjerë. Shtojmë dhe majdanozin e grirë hollë.
Më pas në një tas vendosim të gjithë përbërësit dhe mjaltin në një tas. I përziejmë e më pas shtojmë dresingun në tasin me lakër. E përziejmë me kujdes dhe e sherbejmë duke e zbukuruar me kopër.
Dëmtimet që shkakton diabeti në sy
A e rrezikon diabeti të folurën?
Quiz televiziv