#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar: Chrysanthi Kalogeri – Astrologe, Ilir Selimi: Instrumentist

2 receta nga Znj.Vjollca

Pulë me hudhra dhe perime

4-5 racione mish pule
10 thelpinj hudhra
2 gjethe dafinë
10 kokrra piper të zi
1 gotë verë ( 150 ml )
1 gotë ujë
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi

Perimet

1 qepë
1 patëllxhanë i vogël
1 spec i kuq
2 speca jeshil
1 kungull i vogël
Rigon + trumzë + rozmarinë
400 gr domate
Vaj ulliri
Kripë

Në një tigan me pak vaj të ngrohtë shtojmë në të qepen të prerë në kubik të vegjel dhe e kaurdisim derisa të zbutet pak nga pak. Shtojmë në të gjithë perimet e tjera, specat, patëllxhanët dhe kungujt të prerë në kubik me brinjë 1 cm. I kaurdisim duke shtuar pak kripë derisa ato të ulin pak volumin. Në një tigan të thellë ngrohim vaijn dhe shtojmë hudhrat e plota dhe i përziejmë sa të aromatizojnë vajin. Më pas i largojmë pasi të kenë marrë ngjyrë. Marinojmë mishin me kripë dhe piper dhe i skuqim sëbashku me hudhrat derisa dhe mishi të zverdhet. Shtojmë në të piper kokërr dhe dy gjethe dafinë, me pas e shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkoli të ketë avulluar shtojmë një gotë uji vendosim kapakun dhe e lëmë mishin të ziej. Në tiganin me perime shtojmë domatet ne kubik ose një kuti domate në copa + erzat, pak rigon dhe trumzen dhe i lëmë perimet të ziejnë. Pasi mishi të ketë zier largojmë copat e mishit dhe i vendosim në tiganin me perime, kullojmë dhe lëngun e pulës nga hudhrat dhe dafinen i përzjejmë sëbashku dhe i lëmë të gjithë përbëresit të zjejnë dhe për 10 apo 15 minuta të tjera, derisa mishi të ketë zierë plotësisht dhe lëngu të ketë shteruar pak, perimet të kenë mbetur me salcën e tyre. Mund ta shërbejmë me 1 kupë oriz ose me bukë të thekur.

Fërgesë verore vetëm me 3 përbërës

700 gr domate ( të pjekura )
Vaj ulliri
4 thelpinj hudhra
1 spec pikant ( opsionale )
1 lugë çaji sheqer
150 gr djathë të bardhë
4-5 kokrra vezë
Kripë
Piper të zi
2 lugë gjelle majdanoz

Lajmë domatet e pasi ti kemi bërë një kryq në maje i vendosim në ujë të valuar për 1 minute, kështu mund të largojmë cipen e lëkurës
lehte. Pasi të kemi pastruar mirë nga lëkura i presim në kubike të vegjël. Ngrohim vajin dhe shtojmë në të specin pikant të prere hollë,
hudhrat të prera në feta si dhe 1 luge gjelle majdanoz i përziejmë mirë dhe më pas menjëherë shtojmë domatet i përziejmë, shtojmë 1
lugë çaji sheger dhe i lëmë të ziejnë për 10-12 minuta duke shtuar dhe pak kripë. Rrahim vezët me pak fare kripë dhe piper. Kur
domatja të ketë shteruar pak lëngun e thermojmë djathin, e përziejmë, ulim temperaturën dhe shtojmë vezet e përziera, vendosim
kapakun me qëllim që veza të mpikset per 5-8 minuta. E servirim me feta buke të thekur.

  • Parashikimi i yjeve për secilën shenjë, si do të jetë java e dytë e korrikut?
    • Një javë e nxehtë dhe plot surpriza, cilat janë ditët më me fat të javës?
    • Quiz/Loja telefonike