Alexander Zverev ende nuk e ka kapërcyer hidhërimin e finales së humbur të Australian Open kundër Janik Siner.

Këtë e dëshmon mesazhi i selfit të kryer në një avion, së bashku me numrin 1 të botës, ndërsa ata po ktheheshin në Europë.

“Epo, të paktën këtë herë jam para tij”, ishte reagimi i gjermanit, që gjithsesi e shfrytëzoi momentin për ta kaluar edhe me pak shaka.

Në foto, Zverev duke buzëqeshur në plan të parë dhe fituesi i Grand Slamit pas tij, i ulur në anën tjetër.

Foto që konfirmon marrëdhënien e shkëlqyer mes të dyve edhe jashtë fushës së tenisit, pavarësisht rivalitetit të madh mes Sinerit dhe numrit 2 të botës në renditjen e përgjithshme të tenistëve.

Sportistët tani i pret një periudhë pushimi, për të vazhduar më pas me eventet e radhës.

Numri 1 i botës vendosi të hiqte dorë nga turneu ATP 500 në Roterdam për të rimarrë pak energji dhe për t’u përqëndruar në stërvitje për eventin në vazhdim të madh.

Klan News