Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shi i rrëmbyshëm i shoqëruar me breshër ka mbushur paraditen e Tiranës dhe rrugët e saj. Kjo është pamja që përsëritet më rrallë në verë dhe mjaft shpesh në dimër. Rrugët e shqipërisë asnjëherë nuk e meritojnë këtë emër sepse nuk kanë qenë kurrë të tilla.
Në kohë të thatë dalin në pah veç gropa dhe në ditë me shi përveçse mbushen ato zhduken edhe trotuaret. Paraditja e sotme ka bllokuar njerëz dhe mjaft punë të tyre. Vetëm varkat bënin punë këtë ditë. Shumica e njërëzve kanë kursyer këpucët së mos u prishen dhe pastaj harxhojnë më shumë ilaçe për shëndetin e tyre./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti