Një tjetër prokuror në karrierë shkarkohet nga vettingu, sepse nuk justifikoi pasurinë. Bëhet fjalë për Blerim Tominaj, ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, aktualisht i komanduar pranë Prokurorisë Tiranë. Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2014, ai u emërua zv/drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në Dhjetor të vitit 2019. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. 

Tominaj njihet si “prokurori rebel”, për shkak të vendosmërisë dhe peshës që kanë bartur çështjet që ai ka hetuar. Ai është ndër prokurorët më të mirë për nga ana profesionale, por duket se pak pasuri më shumë, hedhin poshtë më shumë se dy dekada hetuesi, zbardhje dhe vënie para drejtësisë të njerëzve të njohur të botës së krimit.

Klan Plus