Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” në Tv Klan vjen në një intervistë ekskluzive një gazetare britanike. Alice Taylor mbërriti në Shqipëri fillimisht për 3 ditë me një biletë të lirë, vetëm për të parë vendin tonë. Por, një dhimbje veshi bëri që qëndrimi i saj të shtyhej. Doktori i këshilloi që të qëndronte dhe 3 ditë të tjera. Shoqëria me disa miq në “Pazarin e Ri” në Tiranë dhe pirja e disa tekeve raki bëri që qëndrimi i gazetares britanike të shtyhej edhe me 3 javë të tjera. Kjo shtyje e largimit të saj nga Shqipëria ishte sinjali për një qëndrim të përhershëm.