Jose Mourinho i ka dhënë një përgjigje të fortë Pep Guardiolës pasi trajneri i Man City u kujtoi tifozëve se ai kishte fituar dy herë më shumë tituj të Premier Ligës se sa trajneri portugez.
Guardiola e bëri reagimin pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij ndaj Liverpool në kampionat. 53-vjeçari ngriti gjashtë gishtat drejt tifozëve në “Anfield Road” pas takimit, si përgjigje ndaj koreve të fansave të Liverpulit që këndonin“ ti ke për t’u shkarkuar”.
Imazhi evokoi kujtime të Mourinho-s, i cili u tregoi tre gishtat tifozëve të Chelsea dhe Tottenham gjatë një humbjeje në ditët e fundit si trajner i “Djajve të kuq” në 2018. Dhe i pyetur nëse Pep mund të përjetonte të njëjtin fat si portugezi, i pari tha për mediat se ndryshe nga Mou, ai kishte fituar gjahtë.
Në përgjigjen e tij, tekniku i Fenerbahçes nuk i kurseu ironitë.
“Ai fitoi gjashtë, kurse unë tre! Por i fitova me djersë dhe pastër! Kur humb, përgëzoj rivalin. Nuk dua të fitoj duke bërë 150 shkelje!”
Tekniku portugez i’u referua 115 akuzave me të cilat përballet City aktualisht. Nëse shpallet fajtor, klubi anglez rrezikon që të penalizohet me rënie nga kategoria. City përballet me rënie të mundshme nga Premier Liga për shkak të 115 akuzave të ngritura ndaj tyre, për gjoja shkelje të rregullave financiare të trupit të futbollit anglez.
Klan News