Liverpool mori një fitore të madhe në Ligën e Kampioneve, pasi mposhti me rezultatin 2-0 ndaj Real Madrid.

Me entuziazmin e këtij triumfi, te skuadra angleze kanë nisur përgatitjet për një tjetër ndeshje të madhe, siç është ajo ndaj Manchester City në Premier League.

Në prag të kësaj përballje, trajneri Arne Slot ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Mbrojtësi Ibrahim Konate, do të jetë jashtë për të paktën gjashtë javë.

Francezi u dëmtua në gju ndaj Real Madrid dhe analizat mjekësore kanë zbuluar se do të jetë jashtë për disa ndeshje të rëndësishme.

Në këtë situatë, me mungesën gjashtë javore, Konate humb ndeshjet ndaj Manchester City, Newcastle, Everton, Fulham, Tottenham, Leicester, West Ham dhe Manchester United në kampionat, si dhe ndaj Girona në Champions League e Southampton në Kupë. /tvklan.al