“A mund të ketë dashuria një datë skadence?” Ishte pikërisht kjo tema që u diskutua në studion e “Aldo Morning Show,” në Tv Klan mëngjesin e kësaj të shtune. Këndvështrimet nga telefonuesit ishin të ndryshme. Disa e argumentonin mendimin e tyre dhe në bazë të përvojave personale.

Megjithatë duke qëndruar tek e njëjta tematikë, rasti që sjell Dhurata, korrespondentja e “Aldo Morning Show” tregon një pasqyrim tjetër të realitetit, atë që mes dashurisë ekziston dhe tradhtia. Rasti që ajo rrëfeu ishte tradhtia e bashkëshortit me një vajzë të re pas 5 viteve martesë. E teksa gruaja largohet nga shtëpia e burrit të saj, familjarët e këshillojnë që të rikthehet dhe të vazhdojë martesën atje ku e la.

Dhurata: Një çift që prej 5 vitesh ishin të martuar, na del në fakt që ky zotëria nuk qenka kaq i besës me gruan e tij dhe e ka tradhtuar, por me një vajzë shumë më të re se sa veten e tij. Ndërkohë e ka bërë me dije dhe në familjen e tij, pasi e ka treguar tek motrat si fillim dhe më pas tek gruaja e tij. Gruaja është shokuar nga kjo gjë dhe nuk ka qëndruar më as edhe një sekondë në atë shtëpi, por ka ikur menjëherë tek familja e saj ku ua ka bërë me dije dhe tyre. Ndërkohë që familjarët i thonë “kthehu tek burri sepse shumë shpejt do të mbarojë ajo gjë.”

Aldo: Çfarë thua?

Dhurata: Po. Por, zonja nuk e mendon që të kthehet pasi nuk e gjykon kështu, përderisa dashuria ka mbaruar sipas saj. Përderisa është bërë një gjë e tillë dashuria ka mbaruar./tvklan.al