Colleen Hoover po përkrah Blake Lively në çështjen kundër Justin Baldoni.
Shkrimtarja e “It Ends With Us” mbajti anën e Lively e cila ishte protagonistja në përshtatjen filmike. Hoover postoi disa fjalë të ngrohta në Instagram pasi aktorja ngriti padinë për ngacmim seksual nga kolegu i saj.
“Ti s’ke qenë ndryshe përveçse e sinqertë, e ëmbël, mbështetëse dhe e duruar që ditën që të kam njohur. Faleminderit që je pikërisht njeriu që je. Mos ndrysho kurrë. Mos u lëkund.”

Colleen etiketoi Blake dhe gjithashtu një link që raporton lajmin e padisë.
“Uroj që çështja ime ligjore të ngrejë perden mbi këto taktika të liga hakmarrëse për të dëmtuar njerëzit që flasin për abuzimin dhe të ndihmojë në mbrojtjen e atyre që mund të shënjestrohen”, është shprehur aktorja për Deadline.

Ndërkohë ndaj Baldoni janë marrë masa pasi agjencia e tij e ka pushuar nga puna. Avokati i aktorit e ka akuzuar Blake se po përpiqet të fabrikojë situata për ta dëmtuar publikisht./tvklan.al