Kontrata e Justin Baldoni me agjencinë e tij është anuluar vetëm pak orë pas padisë së ngritur nga Blake Lively për ngacmim seksual.

Ylli i “It Ends With Us” ishte pjesë e WME, por rrugët e tyre janë ndarë pas përplasjes me protagonisten e të njëjtit film.

Lively dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds përfaqësohen gjithashtu nga WME. Aktorja e akuzoi Baldoni për ngacmim seksual dhe tha se aktori kishte nisur një fushatë për “të shkatërruar” reputacionin e saj.

Avokati  i tij i quajti akuzat e Lively “false, shpifje dhe qëllimisht dashakeqe për të lënduar publikisht”. Sipas tij, ajo i ka bërë të gjitha këto si një përpjekje për të riparuar imazhn e saj.

Lively pretendon se produksioni i filmit u bë aq toksik, sa u desh të ndaleshin  xhirimet dhe të bënin një  mbledhje vetëm për të diskutuar për sjelljet e papërshtatshme. Sipas padisë, Baldoni u kishte treguar  një foto nudo të aktores, kishte folur për varësinë që kishte pasur nga pornografia, diskutonte për tema seksuale dhe përmendte peshën e Blake.

Blake thotë se Baldoni dhe dy eksperte imazhi publik, Melisa Nathan dhe Jennifer Abel u përpoqën të dëmtonin reputacionin e  saj, të cilat i provon përmes disa mesazheve.

Lufta mes dy aktorëve vijon prej muajsh. Që prej xhirimeve të filmit e më pas turneut promovues, ka pasur pretendime se aktori e  ka pyetur Lively për peshën e saj. Asaj iu duk se po përpiqej ta bënte të ndihej keq, por më vonë Baldoni tha se ai kishte probleme në shpinë dhe s’donte ta lëndonte./tvklan.al