Lajme Arkiva 2004
Ka lënë autobusin në qendër të qytetit si shenjë proteste ndaj pengesave që i nxjerrin për licencimin. Një grup shoferësh kanë filluar të protestojnë për moslicencimin e tyre nga bashkia dhe Ministria e Transporteve për linjën Shkodër-Tiranë dhe Shkodër-Durrës.
“Duam që të licensohemi sipas ligjeve, kemi mbi tre muaj pa punë”, thonë shoferët, të cilët i kanë bërë kërkesa bashkisë prej dy muajsh, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Pengesa kryesore që u nxirret shoferëve shkodran të autobusëve është kërkesa për licencim të tyre në bazë shoqate dhe jo individuale siç kërkojnë shoferët, të cilët te shoqata shohin vetëm mundësi për abuzim.
Ndërkohë që protestojnë kundër monopolizimit të licencave, shoferët të cilët kanë autobusë në gjendje mjaft të mirë teknike si dhe komod, theksojnë se ata kanë vendosur të ulin çmimin e biletës me 150 Lekë të vjetra për rrugën Shkodër- Tiranë, pra duke përgjysmuar çmimin që është aktualisht, ndoshta kjo është edhe ndër shkaqet që sipas tyre nxirren pengesa për licencim. Shoferët kanë deklaruar se ta janë të vendosur për vazhdimin e protestës së tyre.
Shoferi i autobusit: “Kam shkrirë të gjitha kapitalet e mia, nuk kam asnjë të ardhun tjetër, i paguj shtetit gjithë detyrimet edhe mu sot, tallet me mu se sot ta nap licencën, nesër s’ta nap licencën, jam me kontrat. Pse me kenë i varun unë prej tyne ndërsa shtetit i paguj tan detyrimet?”/tvklan.al