Lajme Arkiva 2003
Paraqitja e 3 dosjeve të tjera nga opozita kundër Bashkisë së Tiranës ka hapur përsëri debate të forta në komisionin hetimor anti-Rama. Dosjet e prezantuara nga kryetari demokrat Sokol Olldashi i përkisnin dy pjesëve të rrugës në bulevardin Zhan Dark dhe atë “Bajram Curri” të nisura për rindërtim nga bashkia e kryeqytetit në fund të vitit 2001.
Sokol Olldashi: Konkluzionet përfundimtare për këto 2 objekte në total vlera e tyre është 120 milionë lekë të reja pra 1 miliardë e 200.000 Lekë të vjetra. Vlera reale e punimeve është 821 milionë Lekë të vjetra, 82 milionë të reja. Ndërkohë që vlera e vjedhur dhe e zhdukur është 381 milionë lekë të vjetra, 38 milionë të reja. Në përqindje 68.3 janë bërë punë dhe është zhdukur apo është vjedhur 31.7%.
Por këto të dhëna të paraqitura nga Olldashi janë paraqitur si të pavërteta nga komisionerët socialit.
Ndre Legisi: Të gjitha të dhënat që ka dalë ai nuk janë ushtruar sipas ligjit. Të tëra të dhënat që ka nxjerrë ai janë mashtrime sepse ende nuk janë nënshtruar sipas ligjit dhe konkretisht neni 18 ku thuhet. Për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështje komisioni thërret ekspertë të njohur nga gjykata për fusha të ndryshme.
Debati është ndezur edhe më shumë kur pala socialiste ka ftuar drejtorët e projekteve dhe investimeve në bashki të thirrur me cilësinë e dëshmitarëve, por krytari Olldashi ka kundërshtuar se kjo nuk ishte në rendit e ditës. Çka ka sjell përplasje mes tij dhe Partisë Socialiste kryesisht deputetit Erion Braçe.
Sokol Olldashi: Ndërkohë për sa kohë komisioni të zgjidhë këtë çështje do t’i lutesha katër zotërinjve të bashkisë të dalin përjashta.
Erion Braçe: Kush je ti more njeri që po kërkon të dalim përjashta ne? S’ka për të dalë asnjë njeri.
Sokol Olldashi: Zotërinj të bashkisë ju lutem mos bëni teatër. Kryetar i këtij komisioni jam unë. Keni hyrë pa autorizimin tim, ështu që ju lutem për sak kohë komisioni do të zgjidhë këtë ju utem dilni jashtë. Po më detyroni tëthërras nënpunësit e shërbimit të kuvendit që ju siguroj që janë po aq efikas sa nbënpunësit e policisë bashkiake që na penguan ne një ditë të bukur të hynim në bashki. Ju lutem shumë, dilni jashtë!
Gjatë kësaj kohe zyrtarët e bashkisë janë çuar nga vendet ndërsa në sallë kanë hyrë deputetët demokrat që nuk janë anëtarë të komisionit. Më pas zoti Olldashi e ka deklaruar mbledhjen e mbyllur, por socialistët kanë vazhduar mbledhjen çka la nxitur deklarata dhe kundërdeklarata mes palëve.
Erion Braçe: Po shkelet Kushtetuta, po konsumohet vepra penale e shpifjes. Po konsumohet vepra penale e shkeljes së ligjit për komisionet hetimore parlamentare dhe përgjegjësia është e atij njeriu që sapo u çua dhe e deklaroi mbledhjen të mbyllur./tvklan.al