Edhe seanca e fundit parlamentare për këtë sesion nuk është zhvilluar pa debate mes mazhorancës dhe opozitës. “Molla e sherri” mes palëve politike ishte mungesa prezantimit të raportin në Parlament nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, tha se Kuvendi ka shkelur ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH.
Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar i PD: Në mënyrë krejtësisht të pashpjegueshme ju zonja kryetare nuk keni përfshirë as sot dhe as nesër raportimin në Kuvend të një institucioni kushtetues në rastin konkret të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Fakti që Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen detyrat e veta kushtetuese nuk u jep ju asnjë të drejtë për të shpikur procedura, për të tentuar për të intimiduar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Akuzat e Bardhit sollën dhe reagimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili e cilësoi banal shqetësimin e opozitës.
Erion Braçe: Të vish në Komisonin e Ekonomisë të mos bësh asnjë pyetje dhe më pas të vish këtu dhe të stisësh një seancë këtu vetëm me pyetje, kjo pastaj është banale e një niveli krejt ordiner.
Ka ka mjaftuar që Braçe dhe Bardhi të përfshifshin në një debat ku nuk munguan edhe fyerjet.
Krahas debateve, me bashkimin e votave të mazhorancës dhe opozitës në Parlament u miratua ngritja e nënkomisionit për Kontrollin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë.
Nënkomisioni do të drejtohet nga opozita me Kryetare deputeten Emilja Koliqin, ndërsa do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Qëllimi i tij është që të sigurojë llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend, duke u kujdesur të specifikohet se nuk do të ndërhyhet në pavarësinë e institucionit më të lartë auditues në vend, përveç raportimit vjetor që KLSH bën para kuvendit për veprimtarinë brenda 365 ditësh.
Klan News