Të paktën 30 emigrantë u shpëtuan këtë të hënë nga Roja Bregdetare Spanjolle në ishujt Kanarie. Refugjatët, duke përfshirë tre fëmijë të vegjël, u pikasën nga autoritetet spanjolle me dy varka të ndryshme.
Koha e mirë ka favorizuar emigrantët që të largohen nga Afrika Perëndimore për të kërkuar azil në Spanjë. Rreth 30,808 emigrantë mbërritën në Kanarie në nëntë muajt e parë të 2024, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme spanjolle.
Tv Klan