Shtëpitë në jugperëndim të Sidneit kanë tërhequr vizitorë të shumtë me zbukurimet e shumta të Krishtlindjeve, duke sjellë frymën e festave të fundvitit.
Shumë banesa u dekoruan me mijëra drita duke gëzuar kalimtarët e rastësisht që udhëtonin me makinë ose ecnin përgjatë shtëpive për të parë më mirë dhe për të bërë foto me miqtë dhe familjarë.
Banori Brian Carr e filloi traditën në Swansona Avenue vite më parë, madje i ndezi dritat e tij në fund të gushtit të këtij viti.
“Është menduar shumë për dekorimet. Më pëlqen t’i kem gjërat e rregullta në shtëpi. Kam përdorur drita të ngrohta dhe drita shumë ngjyrëshe”.
Banorët thonë se këtë vit zbukurimet janë edhe më të bukura se ato në vitet e mëparshme.
Klan News