17-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në gjimnazin e Cakranit në Fier do të qëndrojë në qeli. Gjykata e këtij qyteti vendosi masën arrest në burg për të si dhe mjekim të detyruar për probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se adoleshenti ka qëndruar qetë në seancë ndërsa nuk ka shfaqur as pendesë për ngjarjen. Ai ka pranuar para togave të zeza se ka qëlluar me thikë shokun e shkollës pas një konflikti. 17-vjeçari ka thënë në seancën që zgjati rreth 60 minuta se prej ditësh ka ankth ndërsa kërkoi një masë më të lehtë. Ngjarja u regjistrua të premten para se të niste ora e parë e mësimit.

Adoleshenti mori 4 goditje me thikë ndërsa mori plagë të lehta. Sherri mes tyre ndodhi për postime në rrjetet sociale ku i mituri që mbeti i lënduar akuzonte autorin e ngjarjes se i publikonte foto të familjarëve.

Klan News