Lajme Arkiva 2003
Shtyhen për dy ditë regjistrimet e konkurseve në shkollat e larta. Regjistrimet nuk Përfundojnë sot ashtu siç kishte lajmëruar Ministria e Arsimit në datën 1 Gusht, por do të përfundojnë në 28 gusht. Megjithëse ky urdhër është dërguar në të gjitha universitetet shumë nga të rinjtë që do të konkurrojnë nuk janë njohur me të.
Gazetarja: E di se ku është data e fundit e regjistrimit?
Student: Sot më duket është data përfundimtare për të bërë regjistrimin dhe ishte koha kur unë mund të vija përfundimisht.
Sekretare: Në fillim doli se ishte data 26 ora 20:00. Më pas në bazë të rregullores që sollën nga Ministria e Arsimit në datë 28 deri në orën 20:00 pasdite.
Gazetarja: Rreth sa persona kanë ardhur sot për tu regjistruar?
Sekretare: Sot 31 veta deri më tani.
Gazetarja: Po në krahasim me ditët e tjera?
Sekretare: Më pak.
Sipas sekretarive të universiteteve gjatë ditës së djeshme ka pasur një fluks të madh të rinjsh që u regjistruan. Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se kjo shtyrja datash u vendos për ti ardhur në ndihmë edhe nxënësve që përfundojnë provimet e vjeshtës në shkollat e mesme./tvklan.al