Legjenda e filmit francez, por edhe atij botëror Alain Delon nuk jeton më.
Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Douchy, një qytezë në veri të Francës.
I braktisur nga prindërit e tij të divorcuar, ai kaloi një fëmijëri të vështirë. Karakteri i tij rebel bëri që gjatë kryerjes së ushtrisë të dënohej me 5 vite burg nga të cilat gjysmat i kaloi në qeli.
Karrierën në kinema e nisi kur e dashura e tij aktore e ftoi në festivalin e Kanës dhe ku ra në sy për imazhin e tij. Filmat e tij më të famshëm të kohës ishin “Leopardi” dhe “Roko dhe vëllezërit e tij” që ishin ikonë e viteve 60.
Në 1970 u shfaq në filmin “Borsalino” së bashku me mikun dhe rivalin e përjetshëm Jean Paul Belmondo.
Vitet e fundit gjendja shëndetësore ishte mjaft e rëndë për shkak të një goditjeje në kokë dhe limfomave në mushkëri. Familja e tij u shpërbë dhe 3 fëmijët nisën një përplasje publike dhe gjyqësore se kush duhej të merrte kujdestarinë dhe të menaxhonte pasurinë e tij.
Dalja e fundit e madhe publike e Delon ishte marrja e një Palme të Artë nderi në festivalin e filmit në Kanë në Maj 2019.
Mediat franceze e quajnë “një legjendë të kinemasë” simbol i mashkullit perfekt dhe një aktor me karizëm të çmendur”.
Tv Klan