Vetëm një vit pas largimit nga Chelsea, N’Golo Kante mund të rikthehet sërish në Premier League.
Paraqitjet e shkëlqyera në Europian, kanë bërë që West Ham të vihet në gjurmët e mesfushorit.
33-vjeçari është një dëshirë e madhe e trajnerit Julien Lopetegui, i cili e kërkoi edhe gjatë kohës kur drejtonte Real Madrid, por asokohe një marrëveshje nuk u arrit.
Sipas raportimeve nga Anglia, West Ham ka nisur bisedimet me arabët e Al Ittihad, ku synojnë arritjen e një marrëveshje për afrimin e Kante.
Anglezët kanë gati 24 milionë euro për të bindur sauditët që të heqin dorë nga shërbimet e futbollistit francez.
Palët janë në fazën e bisedimeve, por vështirë se Al Ittihad do të pranonte një largim të Kante, pasi mesfushorit shihet si shumë i rëndësishëm për ekipin, sidomos për trajnerin francez, Luarent Blanc. /tvklan.al