Raphael Varane ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Kjo u bë e ditur nga vetë francezi, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

Varane largohet nga fushat e blerta si lojtar, por do të mbajë rol drejtues te klubi italian i Como-s.

“Gjërat e mira marrin fund në një moment. Në karrierën time kam marrë përsipër shumë sfida, rast pas rasti, pothuajse të gjitha supozohej të ishin të pamundura. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin një jetë. Duke reflektuar mbi këto momente, është me krenari të pamasë dhe një ndjenjë përmbushjeje që po njoftoj tërheqjen time nga loja që të gjithë e duam. Unë dua të jem në nivelin më të lartë, nuk dua që thjesht të qëndroj në fushë.

Dhe kështu, një jetë e re fillon jashtë fushës. Unë do të qëndroj me Como. Vetëm pa përdorur këpucët e mia. Diçka për të cilën mezi pres të ndaj më shumë së shpejti.”, shkruan Varane.

Mbrojtësi tërhiqet në moshën 31-vjeccare, pas një karrierë të pasur. Ai e nisi te Lens, për të vazhduar më pas te Real Madrid, aty ku bëri histori dhe më pas Manchester United e Como.

Varane numëron një Botëror të fituar me Francën në vitin 2018, katër Champions League me Real Madrid, një Kupë të Mbretit, tre Superkupa të Spanjës, tre tituj kampionë në Spanjë dhe tre Botërorë klubesh, të gjitha me madrilenët. /tvklan.al