Menduat se i kishit parë të gjitha?! Epo, sa kohë në rrjetet sociale postohen përmbajtje nga më të çuditshmet, do ketë gjithnjë gjëra të reja e të panjohura. Videoja e një krokodili në lumin Barito në Indonezi është bërë virale së fundmi, pasi është sjellja më e pazakontë tek zvarranikët ndonjëherë.
Në pamjet e publikuara, shihet si krokodili rrokulliset në ujë dhe gjymtyrët e tij i nxjerr në sipërfaqe. Duket si një “taktikë” joshëse për kalimtarët, por sipas ekspertëve australianë kjo teori është e pabazë. “Duket sikur po mbytet, por nuk ekziston asnjë mënyrë që ata të imitojnë njerëzit”, thonë ata.
@_titanjay This crocodile is clever—he pretends to be a drowning person so that someone will think of rescuing him. When in fact, and once they come close, he’d probably attack them. #fyp #trending #crocodile #drowningcrocodile #ctto ♬ original sound – Titan
Një tjetër studiues i krokodilëve në Universitetin Charles Darwin, Brandon Sideleau, thotë se kjo sjellje anormale, ka një shpjegim. “Mund të ketë kapur gjahun e tij dhe nëse gjymtyrët i nxjerr sipër ujit, do të thotë se e ka ushqimin e tij në nofulla. Mund të jetë edhe neurologjik si fenomen, por ky është supozimi im”, është shprehur ai.
Por për shumë ekspertë të tjerë, ata janë qenie shumë më inteligjente nga sa është thënë. Kështu që mundësia që ata të “mashtrojnë” në këtë formë për të kapur gjahun e tyre, nuk hidhet poshtë!
Në Indonezi afërsisht 100 njerëz vriten nga krokodilët e ujit të kripur çdo vit, pavarësisht se ka relativisht pak krokodilë në krahasim me Australinë. Australia nga ana tjetër, është “shtëpia” e rreth 200,000 krokodilëve, pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së tyre globale.
/tvklan.al