Muaji aktual është një ndër më të thatët në dekadën e fundit çka ka bërë që prurjet në kaskadat e hidrocentraleve të jenë në nivele minimale.
Kështu shprehet Zv/Drejtori i Korporatës Elektronenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku, i cili thekson se megjithatë sistemi nuk rrezikon të ketë kolaps falë menaxhimit të mirë të situatës, duke vijuar me furnizim normal 24 orë me energji elektrike.
Muharrem Stojku: “Gjatë këtij viti kemi pasur 2 panorama: 1 panoramë e 7 mujorit të parë që ka qenë me prurje mbi mesataren e viteve të 10-vjeçarit. Kurse ky muaj na rezulton në prurjet minimale të 10-vjeçarit. Pavarësisht nga kjo situatë, ne kemi marrë masat që prodhimi i energjisë ose furnizimi i energjisë të jetë maksimal duke prodhuar rreth 50% të nevojave të vendit me hidrocentralet në këto moment dhe 50% të importohet”.
Numri 2 i KESH-it shton po alternohet prodhimi me importin në mënyrë që në fund të vitit niveli i Fierzës të mos bjerë poshtë 280 metrave, nga 286 që është aktualisht.
Këtë muaj vëren, Stojku konsumi i energjisë në vend është rreth 7% më i lartë se gushti i një viti më parë.
Muharrem Stojku: “Konsumi parashikohet që këtë muaj të jetë maksimal rreth 17-17.5 milion kilovat orë në dit, kurse në shtator bie rreth 1-1.5 milion. Krahasuar me vitet e më pashme rreth 6 deri në 7% është më i lartë konsumi i këtij viti sesa viti i kaluar për të njëjtën periudhë”.
Korporata Elektroenergjetike gjatë pjesës së parë të vitit ka eksportuar dhe depozituar energji si në Greqi ashtu edhe në Kosovë. Falë këtij menaxhimi KESH ka arritur të sigurojë një fitim prej 15 milionë eurosh.
Muharrem Stojku: “Ne ngjatë këtij viti kemi eksportuar rreth 6 muaj me radhë, kemi eksportuar në drejtim të Greqisë dhe … njëkohësisht dhe kemi depozituar, dhe këto depozita të muajit po i marrim. Pjesa e fitimit nga menaxhimi i këtyre shkon rreth 6-7 milion euro, kurse përfitimi nga shitjet që kemi bërë nga ato që nuk kemi derdhur dmth nga menaxhimi i situatës, deri tani ka qenë rreth 15 milion euro”.
Pavarësisht kësaj, buxheti i shtetit këtë vit do të ndihmojë në përmirësimin e situatës financiare të KESH duke i dhënë edhe 30 milion euro./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro