Lajme Arkiva 2003

Skandal seksual në shtëpinë e fëmijës “Orët fatlume” në Elbasan. Jetimët e kësaj shtëpie kanë kryer marrëdhënie seksuale të pakufishme me njëri-tjetrin në mënyrë kolektive. Për këtë problem ka një dosje penale në Prokurorinë e Elbasanit, por askush nga organi i akuzës nuk pranon të sqarojë se ku është ecuria e jetimëve dhe se cilët janë përgjegjësit.

Ndërsa burime shumë të besueshme pohojnë se ekspertët mjeko-ligjor kanë bërë ekspertizën e njërës prej vajzave në këtë shtëpi. Ekspertizë që kanë vërtetuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Denoncimin publik e bën H.Gj. një nënë 42 vjeçare e cila ka shërbyer për rreth një vit në këtë shtëpi që financohet nga Vilhelmi i Gjermanisë. 42 vjeçarja është ndeshur me dukurinë që kur ajo ka filluar punë në këtë shtëpi, ndaj ka menduar t’ia ngrejë shqetësimin drejtueses së shoqatës së Fierit S.K.

Sipas pohimeve të kësaj nëne Kromici sapo është njohur me këtë skandal e ka kërcënuar të heshtë përndryshe do ta pushonte nga puna nëse merrej vesh ky fakt.

Denoncuesja: Kryenin marrëdhënie, djem me djem,  çdo ditë të shtune më kanë thënë fëmijët që është i vërtetë ky muhabet, në një kohë kur edhe fëmijët e mi qanin dhe më tregonin shumë fshehurazi dhe më thoshin që ti duhet të mos largohesh ditë të shtune.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe Prokuroria në Fier ka nisur  hetimet për këtë çështje pasi tre nga fëmijët pedofil mendohet se janë nga ky rreth. Drejtuesja e kësaj shtëpie S.K. ka mohuar skandalin në fjalë ndërsa përgjegjësja e institucionit E.D. ka hedhur poshtë akuzat e ngritura.

Përgjegjësja: H.Gj i thotë këto akuza pasi është larguar nga shtëpia e fëmijës pasi nuk kryente detyrën e saj në rolin e nënës.

Kryetari i shoqatës së jetimëve social dhe biologjik në Elbasan Bajram Avduli ka pohuar se nuk do të heshtë përpara skandaleve të tilla në shumë shtëpi fëmijësh fantazim që ekzistojnë në këtë qytet./tvklan.al