Lajme Arkiva 2003

Gjyqi “Kokaina” nuk do të drejtohet më nga gjyqtari Martin Deda. Në përgjigje të kërkesës së drejtuar nga dy prokurorët e çështjes Kol Hysenaj dhe Kostaq Beluri,kryetari i trupit gjykues tha se zvarritja e këtij procesi nuk qëndron te ai, por te vetë prokurorët.

Këta të fundit sipas gjyqtarit janë bërë shkak që seancat të shtyhen pasi policia realizoi me vonesë marrjen e dëshmisë së italianes Lidia Çestari.Ndonëse kërkesa e prokurorëve ka qenë vetëm që kryetari i seancës Martin Deda të mos jetë më në drejtim të treshes gjykuese ai dha dorëheqjen e parevokueshme edhe si anëtar i këtij trupi.

Megjithatë në seancën e fundit drejtuar prej tij, Deda vendosi që Sokol Koçiu i pandehuri  përjashtuar nga procesi për thyerje të disiplinës, të rikthehet në sallë edhe të mbrohet vetë. Koçiu dhe të pandehurit e tjerë nuk kanë mundur të japin asnjë deklarim gjatë kësaj seance pasi ajo u mbyll me deklaratën e gjyqtarit Martin Deda.

Ai i paraqiti dorëheqjen kryetarit të Gjykatës së Tiranës, i cili duhet të caktoj një tjetër gjyqtarë si anëtarë të trupit gjykues si dhe do caktojë kryetarin e ri të seancës./tvklan.al