Pas bllokimit të pasaportave shqiptare nga pala greke për mënyrë sesi po transponoheshin drejt vendit fqinjë, është liruar nga detyra Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria dhe është vendosur masë disiplinore ndaj ambasadores Ardiana Hobdari. Lajmi është konfirmuar për ABC News nga burime zyrtare pranë Ministrisë së punëve të jashtme dhe Evropës.

Ky vendim është marrë, pasi Komisioni hetimor i ngritur nga Ministria e Jashtme ka konstatuar se konsulli shqiptar në Janinë ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën.

Ambasadorja shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari është pezulluar përkohësisht. Vendimi për të të do të merret pas disa ditësh kur Komisioni hetimor të ketë përfunduar të gjitha verifikimet e nevojshme./abcnews.al