Një i mitur 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Athinë pak pas orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave greke, i mituri ka plagë me plumb në zonën e barkut dhe ndodhet në spital.

15-vjeçar me origjinë shqiptare u dërgua në spital nga një makinë e rastit.

Sipas policisë greke, janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa nuk dihen ende rrethana të tjera të ngjarjes.

Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorin.

/tvklan.al