Flet Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi për Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.

Skënder Gjinushi: Rugova është prit në Shqipëri, ka ardhur në Shqipëri. Nga të gjitha parlamentet është respektuar dhe pranuar si President. Pra është njohur mandati i dhënë nga populli i Kosovës. Edhe zgjedhjet e vjetshme ndonëse u bënë në kushtet kur kishte filluar ofensiva serbe dhe shumë parti i kontestuan apo s’morën pjesë, ne prapë vlerësuam që pavarësisht nga mangësitë këto institucione në fund të fundit shprehin një vullnet. Dhe është pozitive që ne pranë Komunitetit Ndërkombëtar t’i dilnim me institucione. Pra vetë fakti që pranohet një President apo pranohet një Kuvend do të thotë që pranon që populli i Kosovës ka të drejtë të ketë Parlament. Por me Rugovën ka një problem tjetër. Në deklaratat që bën pas largimit nga Kosova, pasi ka qënë në Beograd ku u bënë disa deklarata të dyshimta dhe të rrezikshme dhe që kërkonin distancim. Atëherë kuptohet që në këto lloj qëndrimesh, s’janë qëndrime të Presidentit të Kosovës sepse s’e kanë këtë mandat. Për të pasur një mandat të tillë pikërisht Rugova duhet të vijë në Tiranë të takojë gjithë faktorët politike shqiptare, t’i japë mbështetje marrëveshjes së Rambujesë dhe atëherë dhe Qeveria Thaçi ka mbështetjen e plotë dhe të LDK-së dhe ka misionin të drejtojë si rezistencën atje edhe në tratativa diplomatike edhe Rugova si President të luajë rolin e vet, edhe Kuvendi i Kosovës të bëjë rolin e vet./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame